Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Olsi rrëfen pendesën për tatuazhin me Eglin

  • Nga Andale
  • 30 Janar 2026, 13:57

Olsi rrëfen pendesën për tatuazhin me Eglin

Olsi Bylyku luajti lojën “E kam bërë, s’e kam bërë” në “Mirëmbrëma yje” dhe mes rrëfimeve doli edhe një pendesë klasike: tatuazhi në çift.

Pa përmendur emra në fillim, Olsi tregoi se kishte bërë një “couple tattoo” me ish-partneren dhe se e kishte ndryshuar më vonë. Një gjysmë hënë, një gjysmë diell, që sot është mbuluar me maskën e aktrimit.

Pak më vonë u kuptua se bëhej fjalë për tatuazhin e bërë gjatë lidhjes me Egli Takon. Egli ka folur për këtë më herët, në një intervistë për “Jo vetëm modë”, duke thënë se për të tatuazhi kishte marrë kuptim të ri edhe pas ndarjes.

“Kam një tatuazh këtu poshtë, te këmba, që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin. Edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është ‘single tattoo’, prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën,” tha Egli asokohe.

Ndryshe nga Egli, për Olsin përvoja duket se ishte më pak romantike dhe lazeri u bë pjesë e procesit pas ndarjes.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO