Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Ndodhi puthja e parë në Big Brother dhe publiku s’u emocionua fare

  • Nga Andale
  • 22 Janar 2026, 10:40

Ndodhi puthja e parë në Big Brother dhe publiku s’u emocionua

Më në fund, sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" mori atë që produksioni priste prej javësh. Një puthje dhe jo dosido. Ina dhe Keijsi shkëmbyen puthje pasionante, duke firmosur zyrtarisht momentin e parë “romantik” të këtij sezoni.

Nga “jemi miq” në “le të puthemi se jemi në nominim” dhe interneti aq deshi. Të dy janë aktualisht në televotim, bashkë me Mirin, Selin dhe Lornën. Dhe publiku, si gjithmonë, s’ua kurseu komentet:

“Gjithsesi njëri nga këta të dy largohet të shtunë :)”,

“E zëmë se ju shpëtoi puthja, po në nominimin e radhës çfarë do bëni?”,

“Puthje për një çop nominim, ju qofshi”,

“Limi dhe Dolce, varianti tjetër”,

“Ia prenë biletën Lornës këta. Vetëm vajtje”.

Pra po, puthja ndodhi. Romanca u konfirmua. Tani na mbetet të shohim nëse “dashuria” do t’i shpëtojë nga nominimi, apo do i shoqërojë deri te dera.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO