Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Kunja për Arbanën? Flet për herë të parë Alketa pas "Big Brother VIP"

  • Nga Andale
  • 15 Janar 2026, 12:11

Kunja për Arbanën? Flet për herë të parë Alketa

Nëse dikush e konsideroi deklaratën e Alketës për Arbanën si thumb, gaboi. Të paktën sipas vetë Alketës.

Në episodin e fundit të “Uëtëfë Show”, moderatorët thanë se e kontaktuan Alketën për të sqaruar deklaratën e saj gjatë mbrëmjes së “Big Brother VIP”, ku ishte opinioniste. Ideja për një “Big Brother” me Alketën dhe Ledionin banorë, e Arbanën moderatore, u lexua nga disa si kunjë. Por jo, thotë ajo.

Alketa sqaron se mendimi i saj ishte krejt pozitiv: Arbanës, sipas saj, i takon të jetë pjesë e formatit sepse është njeriu i parë që e ka prezantuar. Madje, sipas mesazhit, ideja ishte që Arbana të moderonte, ndërsa ajo dhe Ledioni të futeshin në shtëpi. Jo ironi, thjesht një skenar imagjinar.

Dhe jo, nuk mbaron këtu. Alketa thotë se do të ishte shumë e hapur edhe për një program “All Stars” me Arbanën dhe Ledionin, duke theksuar se e sheh veten si paqeruajtëse, jo si nxitëse konfliktesh.

Sa për dramën mes Ledionit dhe Arbanës, aty situata duket më e ndërlikuar. Alketa kërkon ekuilibër. Ledioni dhe Arbana, nga ana tjetër, duket se nuk e kanë problem të mbajnë gjallë tensionin. :)


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO