Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Getinjo nuk konfirmon asgjë, por kjo foto thotë mjaftueshëm

  • Nga Andale
  • 11 Shkurt 2026, 11:02

Getinjo nuk konfirmon asgjë, por kjo foto thotë mjaftueshëm

Getinjo, pas një periudhe relativisht të qetë në raport me jetën private, publikoi në Instagram një foto që ndezi menjëherë kureshtjen.

Në foton e postuar në Instagram, reperi shfaqet përballë pasqyrës, i përqafuar me një vajzë bionde, ndërsa të dy formojnë një zemër me duar.

Identiteti i vajzës mbetet mister dhe prej kohësh, Getinjo ka preferuar të jetë i rezervuar për jetën private.

Ky postim vjen pas një historie publike jo fort të qetë. Në tetor të 2023-shit, Vivien Thano, me të cilën Getinjo u lidh gjatë “Big Brother VIP Kosova”, foli për arsyet e ndarjes së tyre në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E diell”. Ajo u shpreh se ndarja nuk kishte ardhur për shkak tradhtie apo sherri, por për shkak të varësisë së tij ndaj lojërave të fatit.

“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojërat e fatit edhe që shkatërron çdo familje, çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë,” u shpreh ajo e përlotur.

Getinjo reagoi në atë kohë përmes një postimi në Instagram, ku pranoi:

“Edhe po, unë jam bixhozçi. Nuk krenohem me këtë gjë, por familja dhe miqtë rreth meje nuk kanë parë kurrë sherr prej meje, edhe kurrë nuk kanë vuajtur prej meje. Mos m’i ngacmoni nervat me komente dhe duke më bërë tag në intervista se s’jam ajo kategori. Nuk bëj gjëra intime dhe gjeste për vëmendje. Paqe. Vazhdoni jetën përpara.”


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO