Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Fifi për Florin: i shkruaj, s’kthen dhe disa thashetheme s’më pëlqejnë

  • Nga Andale
  • 19 Janar 2026, 11:50

Fifi për Florin: i shkruaj, s’kthen dhe disa thashetheme

Disa marrëdhënie s’kanë fund dramatik. Kanë vetëm seen dhe zero reply.

E ftuar në “Grida Duma Podcast”, Fifi u pyet sërish për raportin me Flori Mumajesi. Përgjigjja? Asgjë e re. As kontakt, as informacion direkt, vetëm fjalë që vijnë nga të tjerët. Dhe jo të gjitha i kanë pëlqyer.

Fifi tha se ka pyetur për Florin, por disa përgjigje e kanë bezdisur, disa të tjera e kanë lënë në gjendje neutrale. Megjithatë, pa folur vetë me të, nuk i beson askujt. Sepse, sipas saj, llafet qarkullojnë dhe shpesh rezultojnë pa lidhje me realitetin.

Fifi për Florin: i shkruaj, s’kthen dhe disa thashetheme

E njëjta tablo edhe një muaj më parë, në “The Dalina Show”. Pyetur nga Dalina Buzi për marrëdhënien e sotme me Florin, Fifi e tha pa e zbukuruar: “Vazhdojmë njësoj. Unë i shkruaj, ai s’kthen. Çfarë të bëjmë.”

Mes mallit dhe ironisë, ajo la të kuptohej se ndoshta Florit i ka ngelur hatri diku. Madje, gjysmë shaka dhe gjysmë seriozisht, shtoi se zgjidhja e fundit që i ka mbetur është t’i thyejë derën për të komunikuar.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO