Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTURegjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU“E kam shkruar në lot": Gjesti rikthehet në muzikë me një këngë për vëllain e ndjerë

Pas një periudhe heshtjeje, Gjesti është rikthyer në muzikë me një këngë, "Memories", një dedikim për vëllain e ndjerë, Eldion Kelmendi, i cili humbi jetën tragjikisht në shtator të vitit të kaluar, 15 vjeç.
“Memories” vjen si një rrëfim ku Gjesti flet për dhimbjen, mungesën dhe boshllëkun që lë pas humbja. Teksti i këngës është i ngarkuar me reflektime mbi kohën e kaluar bashkë dhe ndjesinë e fajit që shpesh shoqëron humbjen e një njeriu të dashur.
Në një postim në Instagram, Gjesti shkruan se “Memories” është shkruar me lot dhe ka qenë shumë e vështirë për t’u regjistruar. Ai tregon se është përpjekur ta kursejë familjen nga dhimbja, ndërsa në gjithë këtë proces po përpiqet të gjejë forcë te rikthimi në muzikë dhe te publiku.
Me “Memories”, Gjesti nuk sjell thjesht një projekt të ri muzikor, por një homazh për vëllain dhe një mënyrë për të ndarë dhimbjen e tij me të tjerët.
View this post on Instagram
PODCASTS
GAMING
DATING