Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Deklarata e Brikenës ndez rrjetin: “S’e prish martesën për një shpullë”

  • Nga Andale
  • 30 Janar 2026, 13:17

Deklarata e Brikenës ndez rrjetin: “S’e prish martesën

Gjatë një diskutimi në “Big Brother VIP Albania 5”, Brikena bëri një deklaratë që nuk kaloi pa zhurmë. Madje, e kundërta. Rrjeti shpërtheu.

Brikena u shpreh se personalisht nuk do ta prishte martesën për “një shpullë”, sidomos nëse ka fëmijë në mes.

“Një vajzë shqiptare, edhe nëse mbaron dashuria, qëndron për respekt të fëmijëve. Edhe i përballet çdo gjëje, edhe të ketë ndonjë debat. Një shoqe e imja italiane e ka lënë të dashurin e saj pas shtatë vitesh sepse i ka futur një shpullë. Unë personalisht nuk jam dakord.

Të jesh shtatë vite me një person, të kesh fëmijë dhe të prishesh për një shpullë, nuk e kisha prishur martesën për një shpullë. Nuk po them dhunë, se s’më ka lindur babai për të më rrahur dikush. Por duhet të mendohet për fëmijën, për traumat e fëmijës, a mundet kjo gjë të rregullohet apo jo. Unë personalisht kisha vuajtur vetë, çfarë faji ka fëmija,” ishte deklarata e plotë e saj.

Deklarata, e thënë me qetësi dhe bindje, u perceptua nga shumë si relativizim i dhunës dhe një kthim pas në kohë. Komentet nuk vonuan. Shumë njerëz e kritikuan hapur, duke theksuar se dhuna, në çdo formë, nuk është “debat”, nuk është “incident i vogël” dhe nuk justifikohet kurrë me fëmijët. Përkundrazi, fëmijët janë arsyeja pse duhet të largohet dikush nga një marrëdhënie e dhunshme, jo arsye për të qëndruar.

Deklarata e Brikenës ndez rrjetin: “S’e prish martesën

Deklarata e Brikenës ndez rrjetin: “S’e prish martesën

Deklarata e Brikenës ndez rrjetin: “S’e prish martesën

Deklarata e Brikenës ndez rrjetin: “S’e prish martesën

Deklarata e Brikenës ndez rrjetin: “S’e prish martesën


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO