Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTURegjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUBBVA dje: kush u urrye, kush u largua dhe kush shpëtoi prapë

Mirëdita, o njeri me prioritete! Le t’i shmangim këto kortezitë e sikletshme e të flasim për atë që je këtu. Lajm i mirë në horizont, gjërat po bëhen interesante në shtëpi.

#1. Rogerti shpallet banori më i urryer
Ndoshta në gjithë historinë e Big Brother Albania. Siç e dini, komentet e Rogertit ndaj Malit gjatë lojës së rezistencës, ku i thoshte se “s’kishte gjak shqiptari” sepse s’ka marrëdhënie të mirë me mamin e babin, morën shumë kritika. Një nga dy zarfët e zinj, arsye për të cilën u anulua dhe televotimi i mbrëmjes, ishte i rezervuar pikërisht për këtë sjellje të Rogertit.
Ndryshe nga një prime më parë, Rogerti kësaj radhe as që kërkoi falje për ofendimet ndaj Malit, por këmbënguli se ai po viktimizohej. Nëse po mendoni se do e meritonte një largim me zarf të zi për këtë gjë, na vjen keq, nuk ndodhi. Dënimi që mori Rogerti është se do të jetë në televotim gjithmonë, pavarësisht çdo rrethane.
Është shprehje klishe, e dimë, por Rogerti është një e keqe e domosdoshme dhe produksioni e di mirë këtë gjë.
Nga ana tjetër, ishte shumë e çuditshme që mos ta shihje Malin shend e verë si përherë, për shkak të mërzisë reale që i kishin shkaktuar provokimet e Rogertit.

#2. Zarfi i zi për Keijsin
Zarfi i dytë i zi, siç hamendësuan saktë komentuesit, ishte i rezervuar për një dhe të vetmin, Keijsin. Në ndryshim nga Rogerti, për Keijsin thjesht u dha klipi ku ofendonte dhe fyente Kristin dhe pa asnjë mundësi sqarimi, e nxorrën me zarf të zi jashtë.

Asnjë fjalë, asnjë diskutim mbi vendimin, asnjë takim me banorët, përveçse me Inën, Rogertin… Po, super e sikletshme, por s’thua dot që s’ia bëri vetes.

#3. Mateos dhe Brikenës u lezeton loja me njëri-tjetrin
Dje e bënë të qartë se po e shfrytëzojnë të dy gjithë ç’na kanë treguar deri më tani për njëri-tjetrin. Brikena deklaroi dje se nuk e beson pëlqimin e Mateos, i cili, sipas saj, nuk po sillet me të si dikush që ka një pëlqim. Kujtojmë se Brikena e deri para një prime-i, as që ia hidhte sytë Mateos e s’kishte ndërmend të diskutontë në ai e pëlqen prej vërteti apo jo.

Mateo po ashtu, vazhdon e shpreh herë pas here me lehtësi këtë pëlqimin që ka për Brikenën, pa ndonjë argument bindës mbrapa apo ndonjë veprim real përtej shpëtimit nga nominimi.
#BriMa, për hir të Perëndisë, ndryshoni brimë se tani po bëheni të mërzitshëm.
#4. Tronditet marrëdhënia e kunatave Selin-Greta
Tensioni ka qenë gjithmonë aty, por s’po e qëllojmë dot akoma se ç’kanë vajzat bashkë. Të dyja janë shprehur veçmas se edhe jashtë s’kanë ndonjë afërsi të madhe me njëra-tjetrën.

Gjatë mbrëmjes së djeshme doli në pah dhe teoria se Greta ka dashur ta distancojë Selinin prej Mirit vetëm për ta dobësuar në lojë, e për rrjedhojë për t’u forcuar vetë teksa afrohej me Kristin.
Megjithatë, pas një lëmshi të madh, kur u hodh fjala se të dyja po e kurdisin bashkë gjithë këtë skemë në fshehtësi, nuk është se kunatat kundërshtuan.
#5. Greta propozohet nga i dashuri
Pasi vëllai i Selin takoi motrën, surprizoi dhe të dashurën e vet me një unazë premtimi.

Për një moment u harrua gjullurdia mes kunatash që ndodhi pak minuta më parë, këtë efekt ka dashuria. Aq u emocionua dhe Ledioni, sa u shkri fare nga lumturia:

#6. Televotimi i radhës
Greta, si lidere e shtëpisë, pati avantazhin për të nxjerë në televotim ose vetëm vajzat, ose vetëm djemtë e shtëpisë. Dhe ajo zgjodhi djemtë. Nëse Angelo i shpëton edhe këtij nominimi, kemi një Nitë të rimishëruar këtë edicion të pestë, i dashur lexues.

Burimi: Anabel Media
PODCASTS
GAMING
DATING