Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Baltë, bar dhe Chanel $1,150: Arbana s’tha gjë, por tha gjithçka

  • Nga Andale
  • 28 Janar 2026, 22:15

Baltë, bar dhe Chanel $1,150: Arbana s’tha gjë, por tha

Arbana Osmani ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare për “Ferma VIP”, por Instagrami, si gjithmonë, e ka këtë zakonin e bukur për të folur pa hapur gojën.

Në një Story të fundit, Arbana shfaqet e ulur mes baltës dhe gjelbërimit, e veshur me çizme shiu Chanel. Po, Chanel. Rreth 1,150 dollarë për të shkelur në baltë. 

Baltë, bar dhe Chanel $1,150: Arbana s’tha gjë, por tha

Ju me të drejtë mund të thoni se nuk ka hashtag, nuk ka tag Vizion Plus, nuk ka “Ferma VIP” të shkruar askund. Por bari, balta dhe çizmet e shiut vijnë fiks pas aludimeve se ajo do të moderojë sezonin e tretë të reality show-t. Dhe ne nuk jemi aq naivë sa të mos i lidhim pikat.

Besojmë është çështje kohe deri në një njoftim zyrtar.

Ndërkohë, burime pranë Vizion Plus kanë konfirmuar për "Uëtëfë Show" se Arbana do të jetë moderatorja. 


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO