Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Anxhelo flet për lidhjen me Neadën…tani që s’flasin më

  • Nga Andale
  • 2 Shkurt 2026, 14:16

Anxhelo flet për lidhjen me Neadën…tani që s’flasin

Gjatë një interviste në “Big Brother VIP Fan Club”, Anxhelo Haruni vendosi të hapë një kapitull të së shkuarës, për të cilin u aludua nëpër disa portale: Po, ka qenë në një lidhje me Neada Muçajn për tre vjet.

Gjatë gjithë asaj kohe, ata nuk folën kurrë publikisht për njëri-tjetrin. As deklarata, as intervista, as “jemi bashkë”. Por tani që historia ka përfunduar dhe komunikimi ka qenë zero prej një viti, Anxhelo zgjodhi të flasë.

Anxhelo flet për lidhjen me Neadën…tani që s’flasin

I pyetur nga Kiara Tito për ndjenjat, ai u shpreh se lidhja ende e ndikon. Sipas tij, një marrëdhënie gati trevjeçare nuk fshihet dhe një njeri që ka qenë pjesë e jotja “qëndron në zemër gjithë jetën”.

Pastaj i dha edhe një mesazh përmes ekranit: "Nëse do t'i thoja diçka, është që shfaq vetëm anën më të mirë të vetes tënde, kthehu njeriu pozitiv edhe i lumtur që ishe siç di ti të bësh."

Fjalë të bukura, të thëna në televizion, për një person me të cilin s’ka folur fare prej një viti. Me sa duket, për disa histori nuk flitet sa jeni bashkë. Flitet pasi mbarojnë dhe gjithmonë para kamerave.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO