Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUKlodian Duro për përjashtimin nga BBV: “Të kishte pasur VAR, s’do kisha dalë kurrë”
I ftuar në “Andale Sport”, Klodian Duro foli për herë të parë në mënyrë më të zgjatur rreth përjashtimit nga “Big Brother VIP Albania”, duke e krahasuar eksperiencën me një ndeshje pa sistemin VAR – një lojë ku s’ke as mundësi rishikimi, as mbrojtje, as faull të kthyeshëm.
“Të kishte pasur VAR s’do kisha dalë nga shtëpia asnjëherë në botë. Mua s’më lejuan as VAR, as pamje, asgjë, as përballje me publikun, as votime. Aq i fortë paskam qenë.”
Duro u përjashtua nga formati pas një deklarate të bërë gjatë një bisede në shtëpi, e cila u konsiderua e papranueshme nga publiku dhe produksioni. Ai u dëgjua të thoshte:
“Ruajuni nga unë se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju?”
Reagimi në rrjete sociale ishte i menjëhershëm dhe i ashpër, sidomos duke pasur parasysh se në vitin 2020, Duro ishte arrestuar për shkelje të urdhrit të mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes dhe për kanosje.
Në “Andale Sport”, ish-futbollisti e quajti mënyrën e përjashtimit më të rëndë se çdo situatë tjetër që ka kaluar:
“Kjo është më e keqe sepse nuk të jep mundësinë të përballesh, të tregosh atë që ti je. Njerëzit personifikohen nga gabimet e tyre dhe nga gabimet mësoj, por nëse gabon edhe të pritet koka, mendoj se kjo është rruga më e gabuar e mundshme.”
Në intervistë, Duro nuk hyri në shpjegime të drejtpërdrejta mbi deklaratën që shkaktoi reagimin, por u fokusua te fakti që nuk iu dha mundësia për t’u sqaruar apo për të pasur një përballje publike përpara vendimit për ta larguar nga loja.
Ajo që mbetet pas është një përpjekje për të sjellë një këndvështrim tjetër mbi përjashtimin – jo domosdoshmërisht për të hequr barrën e përgjegjësisë, por për të theksuar mungesën e një mundësie për të thënë versionin e tij.
Intervista e plotë:
PODCASTS
GAMING
DATING