Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTULegjenda e humorit, Vilson Gjoçaj: "Më hoqën nga skena, por dita të jetoj me dinjitet"
Zonja e parë: Ndihmësmjekja që nuk ndal kurrë së shërbyeri
Në moshën 70-vjeçare, e ulur me thjeshtësi dhe përulësi, zonja e parë që hapi zemrën në “Kalimtarët” foli për jetën e saj në shërbim të tjerëve:
“Gëzimi më i madh ka qenë t’u shërbej njerëzve. Edhe sot jam e gatshme t’u përgjigjem njerëzve në nevojë.”
Ajo kujton me krenari vitet e punës në spitale, ku me pak mjete, por me shumë përkushtim, punonin me tre turne për të shpëtuar jetë. Ato ishin kohë të vështira, sidomos për fëmijët që vinin nga fshatrat, të paushqyer dhe shpesh me diagnoza të rënda. Mungesat ishin të shumta, por përgjegjësia dhe përkujdesja nuk munguan kurrë:
“Jam e lumtur dhe krenare që me ato mjete që kishim, ishim shumë të rregullt me fëmijët. Sot mjekësia nuk është në nivelin që duhet të jetë.”
Vilson Gjocaj – Artisti i humorit që jetoi me dinjitet
Rrëfimi i dytë erdhi nga një emër i njohur, Vilson Gjoçaj, artist i njohur dhe i nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”. Me një humor fin dhe një kujtesë të mprehtë, ai solli pas ekranit një histori që shumëkush nuk e dinte:
“Jam i ardhur në Tiranë nga jugu, nga vendi i shokut Enver, prej të cilit kam ngrënë një penalitet të jashtëzakonshëm.”
Ndërsa ishte në kulmin e karrierës, si numri 1 i humorit në grupet amatore dhe më pas në ato profesioniste, një incident e ndali krejtësisht nga skena: gjatë një shfaqjeje në Librazhd, ndërsa luante plot 12 role dhe ndërrohej në prapaskenë, ai kishte vendosur veshjet dhe mustaqet e personazhit të Çajupit afër bustit të Enver Hoxhës, pa asnjë qëllim politik. Ai gjest e nxori përfundimisht nga puna dhe i ndërpreu daljet publike:
“Shfaqja u anulua. Nuk më lejuan më në skenë.”
Por edhe pse i ndaluar nga skena, ai nuk ndaloi së jetuari me dinjitet:
“Kam jetuar mirë, se kam qenë shumë i zoti në punën time. Për këtë kam pasur lekë për t’ua çuar familjes.”
Dhe me një shprehje që i përshtatet për mrekulli stilit të tij plot jetë:
“Lexo Chaplinin, një e qeshur të shton tre ditë jetë.”
PODCASTS
GAMING
DATING