Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUNëse je rikthyer me fëmijët në Shqipëri, apo mendon ta bësh, duhet të lexosh përjetimin e Vesa Lumës
Në një intervistë prekëse për “The Dalina Show”, Vesa Luma foli për një prej çështjeve më të ndjeshme në jetën e saj personale, përshtatjen e djalit të saj, Lianit, pas rikthimit në Shqipëri, dhe ndjesinë e fajit që e shoqëron si nënë.
Liani u largua nga Shqipëria në moshën 1-vjeçare drejt Zelandës së Re, ku familja e Vesës jetoi për gjashtë vite. Rikthimi ndodhi kur ai ishte 7 vjeç, një moshë ku fëmijët fillojnë të ndërtojnë kujtimet e para të forta dhe lidhjet emocionale me vendin ku rriten.
“Unë jam shumë e lumtur që ai ka ikur që 1 vjeç dhe u kthye 7 vjeç dhe e ka kaluar atje fëmijërinë, zbathur, në parqe, në natyrë, ka qenë në shkollën ambientaliste. E ka pasur pak të vështirë përshtatjen. Jemi munduar që këtu ta përshtasim, do doja që të ishte në një shkollë shqipe, sepse kam dashur që t’ia perfeksionoj shqipen, por nuk kam dashur ta ngarkoj emocionalisht më shumë. Është në një shkollë private, është përshtatur, mësueset i ka shumë të mira, por që prapë vazhdon dhe kërkon kthimin.”
Pavarësisht kushteve të mira që janë krijuar për Lianin në Shqipëri, kujtimet dhe lidhja me jetën në Zelandën e Re duket se vazhdojnë të jenë të gjalla për të.
“I ka ngelur në mendje shkolla dhe lidhja me natyrën. I them që jemi kthyer sepse duhet të kalojë kohë me gjyshërit, po tani si 9-vjeçar që është, nuk është se është shumë i lidhur me gjyshërit apo kushërinjtë sepse janë më të mbyllur fëmijët sot. Unë mund të gënjej që nëse Lianit sapo i them unë ‘hajde dalim’, ai del direkt, sepse në fakt unë e kam shumë të vështirë ta nxjerr atë nga shtëpia. Nuk e di çfarë ndodh me fëmijët e tjerë. Shumë vështirë e bëj të lexojë dhe me zor, po ndoshta do t’i vlejë dhe do më falënderojë një ditë.”
Dalina e pyeti nëse ka ndonjë ndjenjë faji për këtë proces kaq të ndërlikuar që djali i saj po kalon. Përgjigjja e Vesës ishte e drejtpërdrejtë:
“10 herë po, gjithmonë jam në faj. Dhe ndonjëherë mendoj mos po hyj në gjynah sepse kemi bërë një sakrificë të madhe, edhe pse ne nuk ikëm nga halli. E ndiej veten në faj sepse mbase po ia privoj diçka ku ndoshta ai do kishte shkëlqyer. Ne gjatë luftës e kemi pasur mundësinë të shkonim në Amerikë, po prindërit e mi s’donin sepse si mund ta linim Kosovën. Ndoshta ka një arsye pse dhe Liani duhet të jetë në Shqipëri.”
PODCASTS
GAMING
DATING