Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUVesa Luma: Preka fundin kur u shkëputa nga muzika
Në një intervistë të ndjerë për “The Dalina Show”, këngëtarja e njohur Vesa Luma rrëfeu për herë të parë me thellësi rikthimin e saj në Shqipëri pas gjashtë vitesh qëndrimi në Zelandën e Re, një periudhë që e largoi nga muzika si kurrë më parë, por që, siç rrëfen ajo vetë, i dha forcën për t’u kthyer më e vendosur se kurrë.
E pyetur nga Dalina Buzi nëse e pati të lehtë rikthimin në jetën publike dhe skenën muzikore shqiptare, Vesa u shpreh me një sinqeritet për t'u vlerësuar:
“Ishte e frikshme. Në momentin që ti largohesh, unë isha pak a shumë në kulm të karrierës time. Kur u riktheva, fillimisht u përballa shumë me kolegë të caktuar të cilët në një formë a në një tjetër, nuk më dhanë shumë bindje që edhe po të rikthehesha do të isha po me të njëjtën energji. Dhe unë iu besova. Tani që po e mendoj, s’kanë qenë kolegë aktivë, por që i respektoj, i dëgjoj shumë.”
Rikthimi në muzikë nuk ishte i lehtë, por një njeri ishte kyç në këtë proces: bashkëshorti dhe partneri i saj në jetë dhe muzikë, Big Basta.
“Thashë dakord, po ia lë kohës, por fat i madh që ishte Geri në mes i cili nuk më pyeti dhe kishte filluar të kontaktonte me njerëz të cilët ai mendonte se mund të më ndihmonin për këtë gjë. Dhe ishte ai që tha 'do e bëjmë, ti s’ke për të ndenjur më kështu, pa kënduar, sepse s’je e lumtur'. Ajo periudha e Zelandës, unë e shkëputur nga muzika, s’isha mësuar që fëmijë të rrija e shkëputur dhe si duket Geri është ai që e ka kuptuar më së miri këtë dallimin kur unë këndoj dhe kur jo, në lumturinë time.”
Megjithatë, ajo nuk e kishte të lehtë të besonte në rikthimin e saj:
“Vetëbesimi im për të bërë recitalin ishte përtokë. Mendova një venue të vogël, pastaj Pallatin e Kongreseve. Doja të bëja diçka vetëm për të parë a më ka harruar publiku, a më kupton, më do njësoj, këndon këngët e mia. Unë shihja gjatë gjithë kohës në Instagram, më bënin tag që në club-e vazhdonin dëgjoheshin këngët e mia, po prapë nuk isha aty, nuk e ndieja. Atëherë thashë: 'OK, është momenti që të dëgjoj zemrën' dhe dëgjova zemrën, shkova aty ku kam filluar, në Teatrin e Operas dhe Baletit. Po e bëja shpirtërore, jo për masë.”
Vesa pranoi se pasiguria e shoqëroi edhe gjatë koncertit:
“Kisha jashtëzakonisht frikë nga mënyra se si do e prisnin njerëzit rikthimin tim dhe gabimi që kam bërë është ndoshta që kam folur me shumë njerëz 'po sikur?, po sikur?'. Me sinqeritetin më të madh i kam pyetur dhe këtë mbase nuk duhet ta kisha bërë që në fillim, ndoshta duhet ta kisha dëgjuar më shumë zemrën, ndjenjën dhe intuitën. Kur e dëgjova, thashë do ftoj një grup shumë të vogël njerëzish, 50 veta maksimumi dhe pjesën tjetër do ta bëj me bileta. Po blenë 2 mirë, po blenë 200 mirë. Me vetëbesimin isha shumë poshtë.”
Por publiku i besoi dhe rikthimi ishte më shumë se triumfal:
“Ishte momenti ta kuptoja. Biletat u blenë në kohë rekord dhe pavarësisht asaj, unë prapë kam qenë jo e bindur. Edhe pse kemi punuar shumë fort, çdo gjë ka qenë afër perfeksionit, për shijet e mia. Këtë gjë ma bëri ajo hapësira që u shkëputa nga muzika, por që në anën tjetër më ka dhënë jashtëzakonisht forcë sepse duhej bërë.”
PODCASTS
GAMING
DATING