Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUVesa Luma: "E kuptova vlerën e Big Bastës kur po e 'humbisja' në Fermë"
Në një tjetër rrëfim emocional gjatë intervistës në “The Dalina Show”, Vesa Luma u ndal te një moment i veçantë, largimi përkohshëm i Big Bastës për pjesëmarrje në "Ferma VIP", që për Vesën u kthye në një pikë reflektimi të thellë për lidhjen e tyre, për jetën si nënë dhe për forcat që fshihen brenda saj.
“Njeriu ndonjëherë e ka dikë dhe nuk e kupton se si mund të ndikojë mungesa e tij në jetën tënde,” u shpreh ajo me sinqeritet, duke pranuar se ndonëse ata nuk ishin ndarë kurrë më parë, vetëm mungesa e tij për disa muaj i bëri të qarta shumë ndjenja.
Ajo kujtoi me emocion momentin e largimit të Big Bastës:
“Në momentin kur ka ikur Geri në 'Fermë', hipi në taksi, Liani i dha një lule dhe i tha ‘merre këtë lule dhe më kujto’. Nuk e di se si më erdhi, më dha telefonin, mbylli derën dhe iku. Kur iku, u ktheva në shtëpi, ngela vetëm me djalin dhe më kapi një e qarë aq shumë, se mendova se e humba, iku. Aty thashë: ‘Mblidhe veten, se aty është’.”
Vesa, me mënyrën e saj ironike dhe plot humor, e përshkroi ndjesinë me një postim në rrjete sociale, por ndjenjat ishin të vërteta dhe të thella:
“Gjithsesi, bëra një postim funny që ‘çojini burrat në reality që ta kuptoni çfarë keni, çfarë s’keni’. Po aty kuptova se ai kishte qenë ndihmesë shumë e madhe për mua. Po aq sa kuptova edhe që, pa Gerin, si një nënë me një fëmijë, mund ta kaloja jetën në mënyrë normale, pa pasur mbështetje.”
Ky përjetim i riktheu Vesës edhe kujtimet për nënën e saj, e cila e rriti e vetme atë dhe motrat e saj, kur ajo humbi babain e saj kur ishte vetëm 15 vjeç.
“Kuptova çfarë vështirësish ka kaluar nëna ime e vetme me tre vajza. Nëna ime mbeti e ve 50-vjeç me tre vajza të vogla dhe në një shoqëri të vështirë. Si të mos mundesha dhe unë? Pra, pas çdo gjëje, kapem tek ana pozitive e gjësë.”
PODCASTS
GAMING
DATING