Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Flori përplaset me Aldin | Çfarë po ndodh me çiftin Blerta-Benard?

  • Nga Andale
  • 6 Gusht 2025, 14:58

Flori përplaset me Aldin

Doli lista e vlogjeve dhe mjaftoi kaq që vila të fillonte të ziente. Aldi ka më shumë vlogje nga të gjithë dhe kjo nuk u pëlqeu shumë të tjerëve. Por ajo që bie më shumë në sy është mungesa e një emri: Benardit. Ai nuk e pret mirë fare dhe nuk e lë me kaq. Përkundrazi, e thotë troç që nuk i duket e drejtë dhe aty nisin edhe debatet e para me Blertën. Ndërkohë, Megli do të bëjë vlogun me Benardin, por nuk do që ai ta marrë sikur po e bën nga mëshira. 

Nga ana tjetër, tek “të ndarët që nuk duken dhe aq të ndarë”, kemi Xhastin dhe Klean. Të dy kapen në disa momente funny dhe pak romantike, që ngjajnë më shumë si kapitull i ri sesa një histori e mbyllur. Vila i konsideron të ndarë, po sjellja e tyre thotë ndryshe. Aspak profesionale… por, kush po numëron?

Po i lëmë pak çiftet dhe kalojmë te katërshja që po bën lemsh gjithë vilën dhe rrjetin. Flori merr vesh disa fjalë që ka thënë Aldi dhe shkon direkt ta sqarojë. Në këtë përballje përfshihet edhe Kristell, ndërsa Aldi - për habinë e të gjithëve - shfaqet në një anë më të ndjeshme. Në një moment thotë se Flori nuk e di me çfarë syri ai e ka parë Kristellin në fillim. Me pak fjalë… nuk është thjesht çështje vlogjesh.

Në mes të kësaj rrëmuje, përmendet edhe Keisiana, e cila shprehet se është futur në një trekëndësh komplet kot dhe se donte thjesht të bënte një vlog me Aldin. Ajo për një moment mendon se Aldi mund ta ketë përdorur për të bërë xheloze Kristellin. E për më tepër, Keisiana është edhe ish-shoqja (a.k.a kolegia e skeçeve të lavilla) e Florit.

Dhe Ema? Ajo e ka vlogun me Artemisën  një dyshe që dihet që nuk është në raportet më të mira. Po nëse nuk e pranon, del joprofesionale. Disa mendojnë se ky vendim nuk është rastësi - ndoshta sepse Keisiana donte të bënte vlogun me Aldin? Sipas Fatosit, duket sikur Keisiana dhe Kristell po marrin gjithë vëmendjen, ndërsa Ema po mbetet në hijen e titullit “shoqja e ngushtë”. Dhe kjo nuk po i pëlqen aspak.

 

 



NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO