Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

"Suksesi që vret": Hetem Ramadani tregon zbrazëtinë që qëndron pas miliardave

  • Nga Andale
  • 1 Gusht 2025, 15:40

"Suksesi që vret": Hetem Ramadani tregon zbrazëtinë

Në një intervistë të veçantë për "The Dalina Show", Dalina Buzi udhëtoi deri në Mal të Zi, në bordin e jahtit të Hetem Ramadanit, për një bisedë të sinqertë rreth meditimit, stresit dhe asaj që ai e quan "suksesi që vret".

Hetem Ramadani, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm shqiptarë në botë, tha hapur “Shumica e sipërmarrësve në Shqipëri nuk janë të lumtur”. Sipas tij, prishja e ekuilibrit mes jetës dhe punës ka sjellë një shoqëri të sëmurë emocionalisht dhe fizikisht.

“Këta që punojnë shumë nga Amerika, nga Japonia, janë në nxitim dhe nuk i përjetojnë ato që kanë bërë. Misioni i tyre është të kenë. Gjatë kësaj periudhe kur kanë pasur suksesin e ashtuquajtur, a kanë qenë të lumtur? Jo. Suksesi në mungesë të lumturisë është vetëvrasje. Nëse ti nuk i përjeton rezultatet e suksesit se s’ke kohë, kur do jetosh? Unë i kam ndërruar këto paradigma. Kam dashur të jetoj.”

Për të, gjithçka nis nga një zbrazëti shpirtërore, një mungesë kuptimi që maskohet me vila, jahte dhe pozita.

“Shumica e njerëzve blejnë gjëra që s’i kanë fituar, për inat të njerëzve që s’i duan. Ky sukses është vetëvrasje.”

Përmes kompanisë së tij Salbatring, Ramadani ka aplikuar filozofinë e tij në praktikë, duke futur meditimin si pjesë të përditshme të punës për të gjithë punonjësit.

“U thashë 'rrogat i keni dyfish'. Atë vit dhe vitin tjetër Salbatring bëri rritje eksponenciale. U bëra shqiptari i parë që me 13 punëtorë arrita 1 miliard dollarë qarkullim.”

Por ai nuk ndalet vetëm te biznesi. Kritika më e fortë e Ramadanit është për politikanët dhe mënyrën se si ata ndikojnë psikologjikisht te shoqëria.

“Politikanët tanë reagojnë direkt, s’e lejojnë veten të mendojnë një moment. E bëjnë për shkak të injorancës, tregut që ekziston. Janë në stres të pakufi dhe ne që i dëgjojmë bëhemi të varur. Palumturia e tyre shpërthen.”

“Lideri i madh është meditues. Duhet të jetë proaktiv.”

Ramadani thotë se trauma e pashëruar e Ballkanit ka krijuar liderë që nuk janë në paqe me veten dhe si pasojë, as njerëzit që udhëheqin.

“Mendja ballkanike është mendje e stresuar. Kemi trauma, është idhnim. Liderët kanë qenë të traumatizuar nga mosarritja e qëllimeve, janë bërë liderë dhe e kanë harruar veten. Zgjedhësit e tyre janë të stresuar dhe këta ua shtojnë stresin.”

“Nëse dëgjon një lider në 2 të natës, humbet gjumin. Dhe ky është dobësim i qenies njerëzore sepse duan të manipulojnë. Lideri i mirë krijon mirëqenie për të tjerët, jo për veten.”

Për ta mbyllur, Ramadani dha një reflektim filozofik për karmën dhe egon:

“Çfarë ndodh me këta që janë nëpër burgjet e Kosovës dhe Shqipërisë? Luftuan dhe i kapi ai Zot që them unë. Egoja u ka mundësuar lekë dhe pozita dhe identifikohen në mënyrë të rreme me to. Mirëpo karma është si fara që e mbjell, është memorie që e fut në fushën që quhet tokë dhe çfarë të mbjellësh do të korrësh.”

Një intervistë për të mos u humbur:


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO