Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

“Filleri 50 mijë lekë s’është ofertë, po alarm” - Mjekja shpjegon si të mos biesh pre e mashtrimeve

  • Nga Andale
  • 25 Korrik 2025, 18:52

“Filleri 50 mijë lekë s’është ofertë, po

Në episodin e fundit të The Dalina Show, Dalina Buzi zhvilloi një bisedë me doktoreshë Suarela Jakupaj, mjeke estetiste, mbi temën e ndcrhyrjeve estetike.

Në një moment shumë interesant të intervistës, Dalina Buzi e pyet doktoreshën për një sqarim të detajuar mbi fillerin, efektin e tij dhe çfarë është ai realisht:

“Vetë filleri është acid hialuronik, që nga emri është pjesë e trupit tonë. Diferenca e fillerit është cilësia, shumë e rëndësishme, dhe përdorimi.”

Por si mund ta kuptojë një pacient nëse po i injektohet produkti i duhur? Doktoresha u shpreh:

“Pacientët duhet të kërkojnë mjekun në radhë të parë sepse mjeku është ai që bën diferencën. Në Shqipëri përdoren akoma fillera jo të tretshëm, silikona, përdoren akoma. Filleri duhet të jetë natyralisht i përthithshëm."

Më tej, ajo theksoi rëndësinë e të qenit të informuar dhe të kërkuarit të dokumentacionit që të garanton çfarë po të injektohet:

“E dyta, duhet të kërkojmë produktin. Produkti ka dy fletë, njëra për pacientin, njëra për kartelën e mjekut. Pacienti të dijë të kërkojë, është detyrë absolute.”

Dhe ndoshta një nga këshillat më të drejtpërdrejta për të gjitha vajzat (dhe jo vetëm):

“Pacienti të bëjë një llogjikë me veten e vet, s’mund të ketë mbushës 50 dhe 500 mijë lekë sepse është diferencë shumë e madhe.”

Por në fund, edhe pse tregu është i mbushur me “oferta”, doktoresha vuri në dukje një aspekt pozitiv:

“Megjithatë, sot mund të bien më shumë pre e mashtrimeve online sesa të shkojnë vetë drejt shërbimit të lirë sepse njerëzit janë edukuar. Në 2025-ën nuk shkon më njeri tek e lira.”

Intervista e plotë:


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO