Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Ekskluzive: Ilnisa flet për lidhjen me Meritonin: “Ishte një moment i dobët i imi”

  • Nga Andale
  • 26 Korrik 2025, 12:40

Ekskluzive: Ilnisa flet për lidhjen me Meritonin: “Ishte një

Në një intervistë për UëTëFë Show, gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa Agolli, foli për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë rreth lidhjes së saj me Meriton Mjekiqin dhe ndarjes që pasoi disa muaj pas daljes nga formati.

E ftuar në një bisedë të lirshme, Ilnisa u pyet nëse kishte dashuruar ndonjëherë marrëzisht.

“Mendoj që ne dashurohemi në momente të ndryshme dhe në forma të ndryshme. E dua ndjenjën, por është ndryshe në kushtet e izolimit,” tha ajo, duke i lënë hapësirë interpretimit se lidhja me Meritonin kishte një natyrë të veçantë, por jo domosdoshmërisht ishte dashuri e thellë.

E pyetur konkretisht nëse ajo marrëdhënie mund të quhej dashuri, Ilnisa u shpreh:

“Nuk besoj. Ishte një çast i vështirë për mua, kisha njerëz kundra, doja një mbështetje. Askush nuk më kuptonte. Unë e ndieja që nuk më donin dhe në një moment shumë të dobët timin pashë një njeri që ndoshta edhe ai aty brenda mund të ketë qenë i vërtetë. Por realiteti ta transkripton ndryshe të vërtetën dhe ta zbardh ndryshe historinë. Se po flas me terma gazetareske, ngjarja shpaloset në terren dhe aty nuk funksionoi. Për aq sa zgjati, u kënaqa.”

Lidhja mes Ilnisës dhe Meritonit nisi gjatë kohës që të dy ndodheshin brenda shtëpisë së BBVA3. Ndarja u konfirmua zyrtarisht në janar të këtij viti nga vetë Meritoni, pas pak muajsh spekulime për një krizë mes çiftit.

Intervista e plotë:


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO