Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUDukagjin Lipa shpërthen për Sunny Hill: "Boll me kërkesa për VIP falas!"
Oriola Marashi prezanton partnerin në heshtje
Oriola Marashi ka ndarë disa story në Instagram ku shihet duke mbajtur dorën me një mashkull, të shoqëruara me mbishkrimin “date night”. Vëmendjen më të madhe e mori një unazë në dorën e majtë, që ngjall dyshime për një fejesë të mundshme. Edhe pse nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare, Oriola duket se ka vendosur të mos i fshehë më detajet e jetës personale.
Getoar Selimi: "Muzika sot është konsum, jo art"
Getoar Selimi kritikoi tregun muzikor shqiptar duke thënë se këngët dhe bashkëpunimet e sotme janë të gjitha njësoj dhe mungon autenticiteti. Ai theksoi se muzika është kthyer në “konsum” dhe artistët shpesh ndjekin vetëm trendet, pa sjellë vlera të reja. Getoari zbuloi se është më i përzgjedhshëm në daljet publike dhe do të rikthehet me koncert vetëm kur ta ndiejë gati.
Dukagjin Lipa: "Boll me kërkesa për VIP falas!"
Dukagjin Lipa ka reaguar ashpër ndaj atyre që i kërkojnë bileta falas për Sunny Hill Festival, duke theksuar se shumë prej tyre nuk janë raste sociale, por njerëz që udhëtojnë rregullisht jashtë dhe nuk kontribuojnë në kulturën vendase.
Ai kritikoi këtë mentalitet duke thënë se për artin ndërkombëtar që sjell festivali, duhet të paguhet si kudo në botë. Mesazhi i tij përmbyllës ishte i prerë: “Krejt Kosova nuk e nxen n’VIP.”
Argjira Spanca lë “E Diell” pas 7 vitesh
Moderatorja Argjira Spanca ka njoftuar largimin nga programi “E Diell” pas shtatë vitesh në ekran. Ajo shprehu mirënjohje ndaj publikut dhe Top Channel, duke theksuar se është gati për hapa të rinj dhe projekte të ndryshme. Argjira premtoi se do të rikthehet së shpejti me energji dhe dashuri të reja.
Egli Tako u përgjigjet kritikave për zërin e saj
Egli iu përgjigj kritikave për performancat playback duke shpjeguar se prej tre muajsh është në trajtim të vazhdueshëm për dëmtim të kordave vokale. Ajo theksoi se zëri i saj ka ndryshuar për shkak të këtij problemi, por gjithmonë këndon me shpirt. Reagimi i saj erdhi pas kritikave nga kolegët dhe ndjekësit për performancat dhe veshjet e saj.
PODCASTS
GAMING
DATING