Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Kriset raporti Aldi-Kristell! Ku qëndron Keisiana në këtë mes?

  • Nga Andale
  • 30 Korrik 2025, 12:44

Kriset raporti Aldi-Kristell! Ku qëndron Keisiana në këtë
Nëse edhe ju jeni ndër ata që nuk po kuptojnë ç’po ndodh me hashtagun #AldiBespremi dhe ju ka dalë ndonjë teaser viral (sherri Aldi-Kristell) nga Andale - mos u ndjeni vetëm. Jemi po aq të hutuar sa ju dhe ndoshta edhe më shumë.

Në episodin e fundit të La Villa, tensioni mes Aldit dhe Kristellit arrin kulmin. Mes zërave të lartë dhe batutave me nënkuptime, Kristelli e quan veten “diva” dhe Aldin e etiketon si “besprem”. Po pse gjithë kjo dramë? Gjithçka nis nga një kërkesë (relativisht e pafajshme) e Keisianës, e cila dëshiron të bëjë vlogun me Aldin. Deri këtu, në rregull - por ka një problem: vlogu i Aldit është caktuar më parë me Kristellin.

Kur një kërkesë e vogël ndez një zjarr të madh, e kupton që situata nuk është aq e thjeshtë sa duket. Gjatë debatit, befas përmendet edhe Flori dhe aty publiku kap detajin që të gjithë menduan: a është Aldi xheloz për Florin? Apo thjesht ka shumë situata të pasqaruara nga e shkuara mes Aldit e Kristelli?

E vetmja gjë që duket e sigurt është se mes Aldit dhe Kristellit nuk ka vetëm keqkuptime të momentit, por edhe inate të mbledhura ndër vite (plot 1 vit) që tani po shpërthejnë. Sepse, siç thuhet: çfarë nuk thuhet… një ditë shperthen.

 


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO