Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Pas deklaratës së rëndë, G Bani s'lejohet të performojë në koncertin në Kosovë

  • Nga Andale
  • 2 Gusht 2025, 16:12

Pas deklaratës së rëndë, G Bani s'lejohet të

G Bani është përjashtuar nga festivali “Muaji i Mërgatës” që do të mbahet në Drenas. Shkak për këtë është bërë një deklaratë e tij në TikTok, ku këngëtari tha:

“Po të dija që (shqiptarët e Kosovës) janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-ën.”

Kjo fjali nxiti reagime të shumta në publik, ku shumë komentues dënuan deklaratën e tij. Si pasojë, organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” bën të ditur se performanca e G Banit do të anulohet.

Përmes një deklarate zyrtare, organizatorët e konsideruan gjuhën e përdorur nga artisti si “të papranueshme, fyese dhe pa etikë”, duke theksuar se nuk ka vend për qëndrime të tilla në një ngjarje që synon bashkimin dhe respektin mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Pas deklaratës së rëndë, G Bani s'lejohet të

Në deklaratë nënvizohet se “Muaji i Mërgatës” është një festë që promovon vlerat e respektit, dashurisë për kulturën dhe përfshirjes, dhe çdo akt që bie ndesh me këto parime nuk tolerohet.

Pas këtij vendimi, G Bani sqaroi se deklarata e tij drejtohej vetëm ndaj ndjekësve që e kishin ofenduar personalisht, dhe jo ndaj qytetarëve të Kosovës në tërësi.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO