Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Papritmas, Loredana lajmëron se s'do performojë në Sunny Hill Festival

  • Nga Andale
  • 2 Gusht 2025, 15:38

Papritmas, Loredana lajmëron se s'do performojë në Sunny

Loredana ka njoftuar se nuk do të performojë këtë vit në Sunny Hill Festival, ndryshe nga ç'ishte planifikuar. Edhe pse ishte pjesë e listës së artistëve që do të performonin, të publikuar më 16 maj, emri i saj është hequr më vonë, gjë që i bëri njerëzit kuriozë të ngrinin pikëpyetje në mendjet e tyre.

Për këtë arsye, Loredana ka postuar një Instastory duke bërë të ditur se arsyet janë personale dhe duke shprehur keqardhjen që nuk do mund të performojë para publikut në Kosovë.

“Me keqardhje nuk do të mund të jem pjesë e festivalit këtë vit për arsye personale, por jam e sigurt që do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme për ju. Shpresoj ta vizitoj në të ardhmen!”, shkroi reperja.

Papritmas, Loredana lajmëron se s'do performojë në Sunny


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO