Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTURomancat verore: Pse çunat të lënë sa fillon shtatori?
Në episodin e fundit për këtë sezon të podcastit "Pa Manual", Blerta, Megli dhe Xhesiana sollën një bisedë plot të qeshura, ndjeshmëri dhe ndoshta pak mall për fundin e verës. Tema e kësaj here? Summer flings, romancat që lindin në zhegun e korrikut dhe priren të fiken sapo vjen shtatori.
Treshja e njohur për dinamikën e tyre spontane ndau përvojat personale dhe ato që kanë dëgjuar nga miqtë. U fol për ato lidhje që nisin papritur, me shumë pasion, por që kanë një afat të nënkuptuar skadence.
Çfarë i bën aq tërheqëse? Dhe pse shpeshherë ato përfundojnë sapo kthehen avionët e pushimeve dhe rifillon rutina?
Një telefonatë emocionuese erdhi nga një vajzë që ndau historinë e saj me një djalë shqiptar nga Anglia. Ata kishin kaluar një verë të paharrueshme bashkë, por gjithçka u ndërpre kur ai u kthye në Londër. Një histori e bukur që pasqyronte pikërisht atë ndjesinë e ëmbël-hidhur të romancave verore.
Gjatë diskutimit, vajzat u ndalën në pyetjen që shumë e bëjnë: pse gjithmonë të lënë në shtator? Blerta sugjeroi që shumë djem, sidomos ata nga jashtë, thjesht kanë dikë tjetër në jetën e tyre, ndoshta një të dashur që i pret në shtëpi. Megli e pa me një sy më romantik: ndoshta është pikërisht fakti që zgjat tre muaj që e bën kaq magjike, si një film i shkurtër me fund të hapur. Xhesiana mendoi se ndonjëherë nuk është as romancë e mirëfilltë, thjesht një "lojë" pushimesh.
Misteri mbetet i pazgjidhur dhe dëshira për një summer fling po aq intriguese sa çdo herë tjetër.
PODCASTS
GAMING
DATING