Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Orinda Huta tregon se do e donte një bebush të dytë, por ende 'nuk po vjen'

  • Nga Andale
  • 4 Gusht 2025, 14:46

Orinda Huta tregon se do e donte një bebush të dytë, por ende

Orinda Huta, përmes një rubrike me pyetje-përgjigje në Instagram-in e saj, ka shprehur dëshirën për të zgjeruar familjen. Dikush e pyeti moderatoren nëse do ta bëjë Atarën me një vëlla/motër të vogël dhe Orinda iu përgjigj:

“Patjetër që duam, por nuk po vjen. Lutemi çdo natë me Atarën që të jetë në planin e Zotit.”

Orinda Huta tregon se do e donte një bebush të dytë, por ende

Orinda dhe Turjan Hysko janë prindër të vogëlushes Atara, e cila erdhi në jetë pasi Orinda pësoi një abort spontan, si një dhuratë të cilën moderatorja tha se nuk e priste.

“Realisht Zoti më ka bërë një dhuratë, në një moment që ndoshta nuk po e prisja më. Edhe pse brenda meje, ose edhe kur flisja me njerëzit, për t'i inkurajuar, u thosha që do vijë. Do e sjellë gjithsesi," u shpreh Orinda në podkastin e Mira Kazhanit.

"Në fakt, kam qenë gjatë gjithë 4-vjeçarit e bindur që Zoti do e sillte një ditë. Në një formë, ose në një tjetër do e sillte. Edhe Turit ia thoja. E bindnim njëri-tjetrin. Pavarësisht se në ato momente, para se të merrja vesh për ardhjen e Atarës, sikur kisha filluar të lodhesha pak. Kjo ndodh besoj me shumë nëna që e vuajnë ardhjen në jetë të një bebeje,” përfundoi ajo.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO