Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Rikthejmë truprojet më të çmendura në mes të Vlorës!

  • Nga Andale
  • 4 Gusht 2025, 17:04

Rikthejmë truprojet më të çmendura në mes të

Çunat e famshëm tashmë të Ome3ome8, Aldi, Flori dhe Xhastini u shndërruan si ngaherë në truproja! Me uniformën e tyre “imagjinare” të sigurisë, djemtë morën përsipër detyra nga më të çuditshmet, si gjithmonë, me shumë përkushtim!

Misioni i parë? Një flamingo gjigante, që disa turistë danezë kishin sjellë për të notuar në det. Me përpikëri absolute, çunat e dërguan flamingon në ujë si të ishte një mjet lundrues presidencial dhe më pas akomoduan edhe vetë turistet në vijën e parë të plazhit.

Por aventura nuk ndaloi këtu: një burrë nga Kosova që po qetësohej për qejfin e vet në shezlon, përfundoi në ajër, ngritur nga tre truprojat tanë që i ofruan shërbimin VIP me një xhiro panoramike buzë detit të Vlorës. Me siguri, një përvojë që s'do ta harrojë kurrë.

Pastaj, për të qenë vërtet në lartësinë e misionit të tyre, djemtë pastruan rrugën për disa turiste të huaja dhe me një çadër të madhe plazhi, u bënë hije teksa ecnin. I njëjti shërbim luksoz iu ofrua edhe një çifti të dashuruar që po kalonte aty pranë, sepse tek Andale, dashuria ka prioritet!

Ndërkohë, një djalë që po ecete qetësisht me motorin e tij, u "kontrollua" në mënyrë miqësore nga djemtë, të cilët u siguruan që gjithçka ishte në rregull. Dhe për ta kurorëzuar përvojën? I dhuruan një Lajthiza Premium me shije rosé, which he of course adored!

Në fund, skuadra e truprojave mbajti valixhet e një grupi të rinjsh të sapoardhur, por edhe u kujdes për një vaj ulliri që atyre u ra rrugës, duke e mbledhur me përpikëri, sepse edhe pikëzat e fundit të vajit janë të shenjta në këto ditë plazhi!


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO