Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Real Life Tinder në Vlorë - U çiftëzuam të gjithë!

  • Nga Andale
  • 28 Korrik 2025, 16:47

Real Life Tinder në Vlorë - U çiftëzuam të

Në episodin e fundit të "Ome3Ome8", çunat e Andale zbarkuan në Vlorë për një tjetër eksperiment social: Real Life Tinder.

Këtë herë, gjithçka ishte ndryshe, përballë tyre nuk ishin vajza shqiptare, por tre të huaja simpatike, dy prej tyre nga Parisi dhe një nga Suedia. Dhe siç mund ta imagjinoni, ndonëse anglishtja s’ishte tamam “Oxford” nga djemtë tanë, u arrit një gjuhë e përbashkët.

Real Life Tinder në Vlorë - U çiftëzuam të

Vajzat:

Jessica - elegante, me klas, pariziene.
Fafa - energjike, vibe boheme.
Vajza nga Suedia - e qetë, por shumë e ëmbël.

Real Life Tinder në Vlorë - U çiftëzuam të

Djemtë përballë:

Flori - joshi me muskuj dhe vetëbesim.
Fatosi - “djali i lexuar”, që e kishte gjithmonë një libër (ose pretendonte).
Desi - sens humori që e shpëtonte nga gjithçka.
Xhastini - përpjekje e madhe, por jo gjithmonë me sukses.
Aldi - djalë i mirë, pa eksperienca, shyqyr që ishte simpatik.

Real Life Tinder në Vlorë - U çiftëzuam të

Që në fillim, djemtë e treguan që anglishtja nuk ishte aleati i tyre më i madh. Përshëndetjet ishin të lezetshme, por kur filluan pyetjet...

Fundi si film romantik 

Pas disa raundesh me shumë përpjekje, shumë gabime gramatikore dhe pak flirt në gjuhë trupi, vajzat bënë zgjedhjet:

- Fafa zgjodhi Fatosin, duket se fjalët e librave funksionuan.
- Jessica zgjodhi Florin, trupi flet më shumë se fjalët.
- Suedezja i tha “po” Desit, humori ndërkombëtar s’ka barriera.

Xhastini dhe Aldi nuk u zgjodhën nga asnjë prej vajzave… por siç ndodh gjithmonë në “Ome3Ome8”, ata u zgjodhën nga njëri-tjetri. Shokë besnikë, u larguan me buzëqeshje dhe një “bro hug” që na kujtoi se dashuria vjen në shumë forma.

Ndiqeni më poshtë videon e plotë:


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO