Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUKy xing mes Don Xhonit dhe Noizyt ishte fiks gjëja që doja tani
Nga gjëra që s’i prisnim, por mund të ndodhin, mbase ka një dramë mes Noizy-t dhe Don Xhonit, nisur nga postimet e tyre në Instagram.
Gjithçka nisi me një postim të Don Xhonit, i cili publikoi në Instastory një foto, ku shfaqet me celular pranë një makine.
“Alo, dyshi, njëshi këtu”, duke nënkuptuar që ka marrë "dyshin" në telefon për t’i treguar se kush është "njëshi".
Pak orë më vonë, Noizy publikoi një foto, pranë një Ferrari lejla, të mbushur me lekë, me telefon në dorë dhe me mbishkrim:
“1-shi, 2-shi, 3-shi, pastaj vazhdojnë të tjerët”.
View this post on Instagram
Më tej, (ndoshta) vijuan me kunja në story, ku Noizy shkroi "Ashtu mendova edhe unë", ndërsa Don Xhoni "Come on Barbie, let's go party!" (me sfond lejla, njëjtë si Ferrari i Noizy-t, se djalli fshihet në detaje).
Se ç’ka ndodhur dhe se ç’kanë çunat me njëri-tjetrin s’e dimë, por gati jemi për ta marrë vesh dramën, megjithëse nuk përjashtohet mundësia që të sjellin një bashkëpunim dhe po na japin 'hints'. Përplasje apo jo, kjo hedhje-pritje kunjash ishte shumë e këndshme për t'u dëshmuar.
Kujtojmë se më parë, Noizy, i ftuar në "Why Not", u shpreh se Don Xhoni kur ka qenë më i ri, ka qenë fansi i tij.
"Don Xhoni ka qenë një fans i imi në moshë të re. Do i kisha bërë pyetje "sa vjeç ke qenë?"; "Ke rastisur ndonjëherë në një koncert timin?" e kisha përgëzuar për suksesin që po korr. Bravo i qoftë", tha ai asokohe.
PODCASTS
GAMING
DATING