Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

S'lejohet më në Top Channel? G Bani tregon si qëndron e vërteta

  • Nga Andale
  • 4 Gusht 2025, 13:42

S'lejohet më në Top Channel? G Bani tregon si qëndron e

Në një intervistë për "Jo Veç Kullera." në Andale Media, i ftuar ishte G Bani, i cili foli hapur për raportet e tij me Top Channel, që prej përfundimit të Big Brother VIP Albania 4; dhe nga sa tregoi, nuk është se 2 palët janë në ditët më të mira në raportet mes tyre.

“Marrëdhëniet e Topin në këto momente janë të këqija. Kam nja 3-4 gjëra që dyshoj pse janë të këqija,” tha G Bani.

Kur u pyet nëse është pjesë e famëkeqes, “listës së zezë” të Top Channel, G Bani tregoi:

“Që të jesh në listën e zezë do të thotë që të mos kesh fare akses te ndërtesa. Kur ishte finalja, dhe prime-i i pas Big-ut, unë nuk isha në listë të zezë, kishte njerëz që ishin, ata që s’erdhën. Kush nuk ishte? Jozi dhe jo vetëm.”

Pra, jo, G Bani nuk është non grata, por as ndonjë person i parapëlqyer i Top-it nuk duket të jetë, pasi situata nuk mbaron me kaq.

G Bani ndau një episod të fundit që ndoshta e vulosi këtë përçarje me Top Channel: një tentativë për të bashkëpunuar me trupën e Portokallisë në turneun e tyre në Korçë.

“Trupa e Portokallisë ka një turne. Unë u vetofrova pa pagesë për të marrë pjesë me nja dy këngë, se ata do performonin diku ku mua më interesonte shumë të isha prezent, po nuk erdhi konfirmimi asnjëherë nga sipër. Dhe kjo do të thotë që marrëdhëniet janë të tilla, që nuk janë të mira.”

Më taj, ai tregoi sipas tij një ndër motivet e prishjes së marrëdhënieve:

“Postova diçka te Instagrami im, që isha shumë i mërzitur me një njeri dhe ai postim erdhi boomerang tek unë. Humba rastin të flas me një njeri që tani nuk flas dot më.”


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO