Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Pse këto rreshta të Big Bastës duhet të dëgjohen nga të gjithë

  • Nga Andale
  • 28 Korrik 2025, 14:24

Pse këto rreshta të Big Bastës duhet të dëgjohen nga

Në episodin e fundit të “Jo Veç Kullera.”, i ftuar ishte Big Basta. 

Në fund të emisionit, në traditën tashmë të vendosur, Big Basta performoi këtë pjesë të fortë, një freestyle me tekst që sipas tij ka për qëllim të dëgjohet nga të rinjtë:

"Sikur ta zbatojmë ligjin 100%,
Sikur të kishim arsim,
Sikur të kishim sigurinë kur firmosim padinë
Që s'do ketë korruptim,
Të kishim meritokracinë,
Zgjodhëm idiokracinë.
Këngë, sport, argëtim,
Shprehim pakënaqësi vetëm në tavolinë,
Mesazhin në himn nuk e vëmë në zbatim.
Duhet super pastrim,
Në radhë të parë me shoqërinë.
Jeta nuk është veç film,
Por është dhe përjetim.
Ndjenjat tona frustrim,
Presim Donald Trumpin,
Po vetëm atij nuk i ha për Shqipërinë.
Nuk po zgjojmë dot rininë,
Më duket ka bërë shiringë,
Ruan ideologjinë e kohës së shokut Stalin.
Kundër meje? Gabim.
Je me mua? Ke ushqim.
Ditë të mira s’po vijnë,
Do na ngelin në provim,
Do na ngecin hovin,
Përsërit historinë prapë,
Përsërit historinë."

Me këtë freestyle, Big Basta preku disa nga plagët më të mëdha dhe na kujtoi në një kohë shumë të rëndësishme rolin e madh që luan arti i bërë mirë për reflektimin e shoqërisë.

Shteti që nuk funksionon si duhet: Në vargjet e para, ai shpreh një dëshirë për një sistem që funksionon me ligj, arsim dhe drejtësi, elementë të munguar apo të deformuar përmes korrupsionit.

Meritokracia e munguar dhe zgjedhja e gabuar: Ai e quan sistemin aktual “idiokraci”, një udhëheqje nga injoranca, në vend të një shoqërie që vlerëson dijen dhe aftësinë.

Shoqëri pasive: Big Basta kritikon mënyrën se si njerëzit shfryhen në tavolina, në vend që të veprojnë për ndryshim. “Mesazhin në himn nuk e vëmë në zbatim” është një thirrje që të mos ndalemi te fjalët.

Shoqëri që ka nevojë për “super pastrim”: Ai kërkon një ndryshim të thellë fillimisht në nivel shoqëror, duke aluduar për një rilindje kulturore dhe morale.

Rinia e apatisë dhe nostalgjia për diktaturën: Vargjet e mesit janë më të fortat sipas meje, ai ironizon ata që ende ruajnë ideologjinë e vjetër dhe shprehet se rinia “ka bërë shiringë”, një metaforë për një brez të "droguar", të palëvizshëm, të mbyllur në vetvete.

Kritika ndaj pritjes për shpëtimin nga jashtë: Me ironinë e “presim Donald Trumpin”, ai qartëson se shpëtimi nuk do vijë nga jashtë, veçanërisht jo nga liderë që as nuk e kanë Shqipërinë në mendje.

Përfundimi: Në fund, ai paralajmëron që nëse nuk ndryshojmë, historia do të përsëritet, një thirrje e drejtpërdrejtë për zgjim, që sot është kaq thelbësor.

Intervistën e plotë me Big Bastën e gjeni në videon më poshtë:


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO