Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU"Asnjë kokërr leku": G Bani shuan kureshtjen për pyetjen më të shpeshtë rreth BBVA
Në episodin e fundit të “Jo Veç Kullera.” G Bani dha përgjigjen e një pyetjeje që shumë e kanë bërë përgjatë këtyre edicioneve të Big Brother VIP Albania: A paguhen banorët për qëndrimin brenda?
Sipas G Banit, askush nga banorët nuk është paguar për qëndrimin në shtëpi:
“Të gjithë, asnjëri s’ka marrë lekë. Kokërr leku asnjëri. Këto që thuhen se merr për qëndrimin dhe paguhesh si lloj rroge, janë gënjeshtra. Asnjë s’është paguar për qëndrimin.”
Më pas, Florit i kujtoi G Banit një detaj që bëri bujë gjatë lojës: thyerja e kutisë së emergjencës, që e penalizoi atë për çmimin e madh në rast fitoreje.
“Banorët e tjerë u përpoqën të më tallnin, që ‘shiko se ti po rri pa lekë’. Unë s’po rrija pa lekë, unë mora, ata s’morën. Unë mora 5 mijë euro të pastra.”
Djemtë ngritën dhe një pyetje shumë të drejtë pas kësaj deklarate: po si ka mundësi të futen në format njerëz që s’marrin asgjë?
Dhe G Bani, me stilin e tij pa filtra, dha një përgjigje që është po aq e debatueshme sa dhe deklaratat e tij të mëparshme:
“Ne jemi të pasur. Më i varfri nga ne është aq i pasur sa t’i lërë të gjitha mënjanë dhe të futet në një format televiziv, të vetizolohet, të monitorohet, duke mos u marrë me anën e tij profesionale.”
Intervista e plotë me G Banin:
PODCASTS
GAMING
DATING