Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU- TRENDING:
Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTUSi të bësh foto si gocat G.O.A.T.S.: Klea dhe Ema japin sekretet e tyre!
Në episodin më të fundit të Andale nga G.O.A.T.S., Klea dhe Ema na futën pas kuintave të botës së “Instagramit perfekt”. Sepse po, ato foto me dritën ideale dhe poza që duken si të rastësishme, janë në fakt shkencë më vete. Vajzat ndanë disa nga truket e tyre më të mira për t’u dukur on point në çdo postim dhe lajmi i mirë është që mund t’i kopjosh edhe ti!
Pozicioni është gjithçka
Ema na kujtoi që duhet të vendosim “këmbën e majtë përpara të djathtës gjithmonë”, për një pozë që duket natyrale, por elegante. Po ashtu, shpina drejt, sepse posturat me kurrizin e përkulur humbasin të gjithë energjinë e fotos.
Zgjidh një sfond që flet vetë
Klea theksoi rëndësinë e një background-i të bukur “Po të jetë ambienti i bukur, edhe poza më e thjeshtë del super.” Mos u mbështet vetëm te veshja apo poza, edhe prapaskena bën punën e vet.
Mos fol para kamerës
Një gabim që shumë e bëjnë është të flasin apo të qeshin në momentin e shkrepjes. Sipas vajzave, “buzëqeshja misterioze” funksionon gjithmonë më mirë sesa të thuash “cheeeeeese”.
Editim, por me stil
Pas pozës dhe sfondit, vjen pjesa e artit, modifikimi. Vajzat na treguan që “pak saturation, brightness dhe sharpness i japin jetë fotos, por kujdes: mos e tepro.” Filtrat duhet të jenë aty për të nxjerrë në pah atë që është, jo për ta fshehur.
Dhe me këto truke, postimi yt i radhës mund të përfundojë direkt në explore.
PODCASTS
GAMING
DATING