Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

E gjetëm se cili qytet në Shqipëri ka meshkujt më fantastikë!

  • Nga Andale
  • 31 Korrik 2025, 15:00

E gjetëm se cili qytet në Shqipëri ka meshkujt më

Episodi i fundit i sezonit të parë të emisionit G.O.A.T.S. mbylli siparin në mënyrën më të bukur të mundshme: me aromë veriu, mikpritje shkodrane dhe flirt në ajër. Këtë herë, Klea, Keisiana dhe Ema morën rrugën drejt Shkodrës, qytetit të origjinës së Kleas, për të testuar njëherë e mirë një teori tashmë të famshme “Me ken shkodran, tana i ban.”

Dhe rezultati? Shkodranët nuk zhgënjyen.

E gjetëm se cili qytet në Shqipëri ka meshkujt më

Në një atmosferë të gjallë e spontane, vajzat u vunë përballë djemve shkodranë në një “flirt-off” që do mbahet mend gjatë. Njëri prej tyre, me flow-in e tij rep, ia fitoi zemrën Keisianës me një varg plot rima dhe karizëm.

E gjetëm se cili qytet në Shqipëri ka meshkujt më

E gjetëm se cili qytet në Shqipëri ka meshkujt më

Ndërsa një tjetër, djali i gjatë që kërceu me Klean sikur të ishin në ditën e dasmës, la gjurmë të pashlyeshme në zemrën e saj, aq sa ajo nuk ngurroi të përsëriste: “S'do të të harroj kurrë.”

E gjetëm se cili qytet në Shqipëri ka meshkujt më

E gjetëm se cili qytet në Shqipëri ka meshkujt më

Ndërkohë, Ema zgjodhi të bisedonte me burrat e moshuar të qytetit, të cilët e pritën me batuta, humor dhe mençuri tipike shkodrane. “Me ken shkodran, tana i ban” një shprehje që Ema e përmendi më shumë se çfarëdo tjetër gjatë gjithë rrugëtimit të saj.

E gjetëm se cili qytet në Shqipëri ka meshkujt më

E gjetëm se cili qytet në Shqipëri ka meshkujt më

Në mbrëmje, muzika në pedonalen e qytetit mori frenat e atmosferës dhe vajzat, bashkë me vendasit, braktisën tavolinat për të kërcyer para të gjithëve, pavarësisht një fillimi pak të sikletshëm për shkak të një publiku fillimisht të rezervuar.

E gjetëm se cili qytet në Shqipëri ka meshkujt më

Por siç ndodh gjithmonë në Shkodër, gjithçka u kthye në festë.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO