Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

1000 lekë falas për çdo guximtar - Gocat e G.O.A.T.S. testojnë njerëzit te Liqeni!

  • Nga Andale
  • 25 Korrik 2025, 15:05

1000 lekë falas për çdo guximtar - Gocat e G.O.A.T.S.

Këtë javë, Klea, Ema, Kristell dhe Keisiana nga G.O.A.T.S. sollën jo vetëm të qeshura, por edhe kupona falas për vrapuesit te Liqeni i Tiranës. Të katërta vajzat dolën në mes të parkut me një surprizë në dorë: kupona nga 1000 lekë nga Baboon, për këdo që pranonte të bënte një sfidë të vogël prej tyre!

1000 lekë falas për çdo guximtar - Gocat e G.O.A.T.S.

Rregulli ishte i thjeshtë: merr kuponin vetëm nëse e çon sfidën deri në fund. Dhe publiku? Absolutisht gati për gjithçka.

Një djalë kërceu një valle epike në mes të parkut.

1000 lekë falas për çdo guximtar - Gocat e G.O.A.T.S.

Një burrë bëri 10 pompa rresht nën brohoritjet e të gjithëve.

1000 lekë falas për çdo guximtar - Gocat e G.O.A.T.S.

Një çift i ëmbël ndau me gocat historinë e njohjes së tyre, që kishte nisur në shkollë.

1000 lekë falas për çdo guximtar - Gocat e G.O.A.T.S.

Ndërsa një vogëlushe guximtare këndoi “Kecat Beba”, duke fituar zemrat e gocave (dhe kuponin e saj, sigurisht).

1000 lekë falas për çdo guximtar - Gocat e G.O.A.T.S.

Në fund, publiku nuk fitoi vetëm nga 1000 lekë, por plot buzëqeshje, energji të mirë dhe një moment lozonjar në zemër të qytetit.

E thënë ndryshe: herën tjetër që i sheh gocat me kupona në dorë, bëhu gati të këndosh, të kërcesh… ose të bësh pompa!


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO