Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Dua Lipa surprizon duke kënduar këngën nostalgjike shqiptare me babain*.*

  • Nga Andale
  • 2 Gusht 2025, 15:52

Dua Lipa surprizon duke kënduar këngën nostalgjike shqiptare me

Që Dua Lipa do të performonte vetë këtë vit në Sunny Hill Festival, e dinim. Që do të këndonte një këngë shqip, duke ndjekur zakonin e saj për të sjellë nga një hit lokal në çdo shtet ku ndalet me turneun "Radical Optimism", edhe këtë e kishim paramenduar.

Por ajo që nuk e dinim, dhe që na surprizoi për mirë, ishte momenti kur ajo u ngjit në skenë me babain e saj, Dukagjin Lipa, për të interpretuar së bashku “Era” nga grupi legjendar kosovar Gjurmët. Emocion? Po. Krenari? Pa diskutim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Gjurmët, për ata që nuk e dinë, është një nga grup rock-u shqiptar, i formuar në Prishtinë në vitin 1981 dhe aktiv deri në vitin 1988. Me vokalistin Migjen Kelmendi, sot gazetar, ata publikuan albumet "Gjurmët" (1984), "Gjurmët 1982-1988" dhe një përmbledhje në vitin 2002 me incizime të përmirësuara. Në fund të vitit 2015, grupi u rikthye me një koncert gala në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Kënga “Era” u bë goxha e njohur përmes ripërpunimit të McKreshës në vitin 2015.

Sa për Dukagjin Lipën, përveçse babai i një prej yjeve më të mëdha të muzikës sot, ai vetë ka qenë pjesë e skenës, si solist i grupit rock “ODA” gjatë viteve ‘90. Prandaj, ky rikthim simbolik në skenë për të, sigurisht që ka qenë një moment i veçantë dhe pas performancës mendojmë  se ndoshta është koha që ai ta shikojë muzikën më seriozisht për karrierën e vet. ;)


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO